Çfarë duhet të kesh parasysh përpara se të zgjedhësh këngët kur drejton adhurimin në kishë.

         Çfarë duhet të kemi parasysh kur zgjedhim këngët e adhurimit.

 

Procesi i zgjedhjes së këngëve për ditën e dielë është shumë i rëndësishëm,
duhet të kemi parasysh që nuk duhet ti zgjedhim këngët sipas preferencave që ne
kemi, pra në këngë që na pëlqejnë më shumë dhe ato që na pëlqejnë më pak. Duke
drejtuar kishën në adhurim, ne e drejtojmë kishën në një temë të caktuar, pra
nëse ne kemi zgjedhur këngë që tregojnë madhështinë e Zotit, duhet të vazhdojmë
në të njëjtë linjë këngësh. (kjo nuk përjashton rastet kur Zoti na flet për të bërë këngë të tjera gjatë kohës që jemi në adhurim, nëse Zoti na vendos një këngë në zemër gjatë adhurimit patjetër që do ta bëjmë), por është mirë që të kemi nje kronologji tematike
të këngëve që kemi zgjedhur. 
Hidhi një sy pikave të mëposhtme.

 

·        8  Pika të rëndësishme që duhet të kemi parasysh
kur zgjedhim këngët:

 

1-     Kalo kohë me Zotin përpara se të zgjedhësh këngët.

2-     Teksa zgjedhim këngët duhet të kemi parasysh ku do të drejtojme kishën, në cilën temë.

3-     A lidhet kjo këngë me tematikën e këngëve të tjera të zgjedhura.

4-     A është kjo këngë e këndueshme për
kishën.

5-      A është në rregull tematika e këngës. (teologjikisht)

6-     A përkon në sezonin që po këndohet.

7-     A ju prek ju kjo këngë.

8-     A është grupi i gatshëm për ta luajtur këtë këngë.


        Këto janë vetëm disa pika që mund tju ndihmojnë ju personalisht si dhe grupin tuaj të adhurimit. Por kjo nuk do të thotë që duhet ti qëndrojme strikt këtyre pikave. Por gjëja më e rëndësishme është marrdhënia jote personale me Perëndinë.

    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *