Një kujtesë për shpirtin nga Sara Gjana

“Kujtesë për shpirtin” ndër kenget me të reja në muzikën e krishterë shqiptare e sjellë nga Sara Gjana. 

Vetem disa javë më parë Sara Gjana promovoi këngen e saj të parë të titulluar “Kujtesë për shpirtin”, një këng siç e cilëson ajo frymëzuar nga koha e saj personale me Perëndinë. Por si lindi kjo këngë, dhe le të njohim pak më shumë Sarën, dhe projektet që ajo mendon të ketë në të ardhmen.

  – Sara si thua ta nisim me një prezantim të shkurtër për ata që nuk të njohin.

Përshendetje, unë jam Sara dhe jam 23 vjec, po mbaroj studimet master, për gjuhë të huaja. punoj si përkthyese.

  – Si re në kontakt me besimin e Krishterë, dhe kur e ke hapur zemrën tënde plotësisht për Perëndinë?

Jam rritur në kishë por personalisht kam besuar dhe pranuar Jezusin në zemrën time kur isha 11 vjeç, në kampin e fëmijëve.

  – Kur ka nisur rrugëtimi yt muzikor dhe kush ishin personat që e vunë re talentin tënd në muzikë?

Kur isha e vogël më pëlqente shumë të rrija pranë grupit të adhurimit në kishë dhe të këndoja me ta. Drejtuesja e grupit të adhurimit e vuri re dëshirën time dhe filloi të më ndihmonte me zërin. Më vonë, në klase të 7-të fillova mësimet e pianos.

  – Sara si lindi idea e këngës “Kujtesë për shpirtin” a është muzika një alternative për ti shprehur më mirë gjërat?

Unë në fakt e kam të vështirë të shprehem me fjalë, prandaj muzika dhe kënga kanë qënë gjithmonë kaq të veçanta për mua sepse më ndihmojnë të shpreh ne melodi atë që nuk mundem në fjalë. Kjo këngë ishte shprehje e asaj që gjendej brënda shpirtit tim.

  – A simbolizon kjo këngë një situatë të caktuar në jetën tënde, që të bën të kujtosh se çfarë është Perëndia I aftë të bëjë?


K
jo këngë më ndihmon të kujtoj mirësinë e Zotit tim. I kujton shpirtit tim se Ai është gjithmonë pranë.

  – Shpesh herë tekstshkruesit e krishterë I bazojnë këngët e tyre në ngjarje apo ndodhi të vërteta të cilat kanë ndodhur në jetën e tyre, a je dhe ti një prej tyre? Apo mund të ulesh edhe të shkruash për një temë të caktuar.

Nëse do të dëgjohej regjistrimi i parë i kësaj kënge (që është bërë në telefonin tim) do të degjoheshin edhe lotët. Kjo këngë ka ardhur në peridhën më të vëshirë që kam kaluar, prandaj është e shtrenjtë për mua. Patjetër që mund të këndojmë shumë këngë, po mendoj se vetem ato që i përjetojmë mbeten.

  – Kush kanë qënë bashkëpunëtorët në këngën “kujtesë për shpirtin” sepse është e vështirë që një artist ti bëjë të gjitha vetë, pra muzikën, orkestrimin, rregjistrimin apo proçeset e tjera për realizimin e një kënge.

Është e veshtirë dhe për shumë nga përcaktimet e mësiperme unë nuk jam e aftë. Unë kam pasur vetëm tekstin dhe melodinë, me pjesën tjetër është marrë Parid Nuhi. Adhurimi dhe muzika është pasion i tij dhe ka bërë orkestrimin edhe të gjithë ato hapat e vështirë qe unë s’do i bëja dot vetë.

  – Cilat kanë qënë komentet që ke marrë nga shoqeria apo të afermit e tu apo edhe nga njerez që si njeh për kengën?

Qëllimi i këngës ka qënë prej fillimit inkurajimi. E falenderoj Zotin sepse shumë njerëz janë inkurajuar me të. Shpresoj vërtetë që kjo këngë të mbetet kujtesë në shpirtin e shumë njerëzve.

  – A do të bashkpunoni sërisht për të sjellë një këngë të re, pra cili është projekti yt I radhës?

Nuk kemi asgjë konkrete, por qëllimi i jetës tonë është të lavdërohet Perëndia. Nëse do të kemi diçka patjetër që nuk do e mbajmë vetëm për vete.

  – Nëse do mund të jepje një sugjerim çfarë do tu thoje artistëve të rinj që kanë një këngë apo që dëshirojnë të shkruajnë një këngë të re për Perëndinë.

Lavdi Zotit që mund të adhurojmë në gjuhën tonë të bukur. Inkurajimi im për çdo tekstshkrues është: Lavdëro Perëndinë dhe kërko prezencën e Tij. Në këmbët e kryqit vijnë tekstet më të bukura.

  – Sara si quhet kanali yt i Youtube ku dëgjuesit mund të gjejnë këngën tënde dhe nëse duan mund t’ju ndjekin atje.

Kanalin tim në Youtube e gjeni me emrin: Sara Gjana.

  – Ne të falenderojmë që u bëre pjesë e Audio Master me këtë intervistë kaq të bukur, tu urojmë suksese dhe shpresoj të kemi një intervistë tjetër në projektin e radhës.

Faleminderit ju. Ishte kënaqësi. Zoti ju bekofte!


Sara Gjana ‘’Kujtesë për shpirtin’’ kënga më e re e krishterë, të cilën mund ta gjeni në youtube si dhe nëse dëshironi të abonoheni në kanalin e Sarës duke bërë ‘’Subscribe’’. Zoti ju bekoftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *